Vrasja e Nard Polisë/ Arrestohen 3 bashkëpunëtorët, në kërkim autori

Ferdinand Polia apo i njohur ndryshe si “Nardi i Bujtinave”, u vra para disa ditësh, në fshatin Grudë të Shkodrës. 35-vjeçari u qëllua breshëri plumbash, ndërkohë që ishte duke udhëtuar ne automjet bashkë me punonjësin e servisit Xhovan Mirashi, ku kishte dërguar makinën për riparim.

Mësohet se janë vënë në pranga tre bashkëpuntorët kryesorë të autorit të dyshuar të vrasjes, i cili bëhet e ditur është shpallur në kërkim.

LEXO DHE :  Foto/ Si ishin dhe si janë? Ja gratë e famshme me bashkëshortët e tyre!

Të arrestuarit janë: G. T., 26 vjeç, K. T., 29 vjeç, A. M., 20 vjeç. Ndërsa në kërkim është shtetasi K. S., 27 vjeç.

Sipas policisë, këta persona rezultojnë se kanë ndihmuar vrasësin me mjete logjistike, armatime e deri tek strehimi, ndërsa pas një pune me metodat speciale të hetimit, u bë sigurimi i provave materiale dhe shkencore të cilat çuan në dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje./E.B-dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.