E moshuara rrëzohet në tokë, humb jetën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, në Komunën e Parisit.

Policia njofton se një e moshuar rreth 85-vjeçare, është gjetur e rrëzuar në tokë, ndërsa ka humbur jetën nga lëndimet e marra.

Policia apelon qytetarët që të njoftojnë organet kompetente për çdo informacion që mund të kenë, për shkak se viktima nuk është identifikuar ende.

“Më datë 19.07.2019, në rrugën “Komuna e Parisit”, një shtetase e moshuar rreth 85 vjeçe, është rrëzuar vetë në rrugë e cila u dërgua menjëherë me autoambulancë pranë Spitalit të traumës në gjëndje të rëndë shëndetsore si shkak i dëmtimeve të marra nga rënia përdhe e cila treth orës 20:30, ka ndërruar jetë.

LEXO DHE :  Foto/ Je dashuria e jetës sime! Ja çfarë shkruanin Olsi dhe Rezarta në rrjete sociale!

Është , rreth  85 vjeç, me flokë të prera mesatarisht dhe  të thinjura, dhe ka një shall me ngjyra të hedhur mbi supe me

ornamente, kryesisht me ngjyra të zeze, bezhë, dhe kafe.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e të moshuarës pasi deri në këto momente nuk është paraqitur në morgun e spitalit ndonjë familjar i saj.

Ju lutemi qytetarëve të informojnë në nr 112.”-njofton polica./ I.M-Dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.