Gjykata e Tiranës ka mbyllur shqyrtimin gjyqësor për 4 të pandehurit si të dyshuar kryesorë për vrasjen e Marvi Mihalit për një karikues, në 2017-ën. Ndërkohë, një nga të akuzuarit ka pranuar fajësinë përmes avokatit. Avokatët e Eugen Bitrajt, Kridens dhe Marsel Allës kërkuan pafajësi për akuzat e ngritura. Ndërsa avokati i Dejvis Bitrajt, kërkoi ndryshimin e veprës penale, duke pranuar vrasjen, por të kryer përtej kufijve të mbrojtjes. Mësohet se, Gjykata ka shtyrë seancën gjyqësore dhe vendimin përfundimtar do ta japë më 11 prill./K.C/dritare.net