E kuqja tek sytë? Duhet ta provoni patjetër këtë verë!
Dritare.net
Në fund, ishte Selena Gomez ajo që u vuri vulën tendencës së re të kësaj vere, kur u shfaq në tapetin e kuq të Met Gala me dritëhije të kuqe dhe trëndafili tek sytë.
Sipas artistes së kozmetikës Katie Jane Hughes, hijet e guximshme dhe të theksuara, dikur përdoreshin tek buzët, faqet dhe thonjtë, por qëndrojnë po aq bukur edhe tek sytë. “Kur vjen fjala tek sytë e çelët, nuancat e të kuqes i japin syrit një shkëlqim dhe ndriçim”, shpjegon ajo, “ndërsa tek sytë e errët, është një kontrast i bukur kundrejt ngjyrës neutrale të syrit”.
Hapi i parë që duhet të ndiqni është të formoni një vijëzim mbi kapakun e syrit dhe më pas ta mbushni me tonalitetin dhe instensitetin e dëshiruar.
Guxoni edhe ju këtë verë me pigmentin e kuq mbi kapakun e syrit, si të modeles shqiptare Arselajda Buraku, në fotot e mëposhtme./dritare.net