Vrasja e Haxhi Baçinovskit, zbardhet dëshmia e djalit 15-vjeçar

Gazetarja, Klodjana Lala ka zbardhur në “Dritare me Rudinën“ dëshminë e djalit të 62-vjeçarit Haxhi Baçinovski të vrarë pak ditë më parë te Kodrat e Liqenit, teksa bënte vrap.

Pikërisht djali i tij që kishte dalë ta shoqëronte për vrap ish-të përndjekurin u bë dëshmitar në vrasjen e të atit. Duke qenë se është i mitur, gazetarja Lala nuk ia përmendi emrin djalit.

“Islam Myrkaj ishte afruar teksa bënin vrap. Ai ishte i shoqëruar edhe nga një person tjetër Myftar Pasha, i arrestuar për moskallëzim krimi. Djali tha se Myrkaj ka punuar më parë në biznes të përbashkët me të atin. Ky i fundit i kishte një borxh Baxhinovskit. Ka pasur një debat të momentit dhe autori i dyshuar ka nxjerrë armën duke e qëlluar. Polica e ka pasur më të lehtë të identifikojë autorin, pasi djali e njihte. Po ashtu ka pasur edhe dëshmitarë të shumtë për ngjarjen.”,-tha Lala./K.C/dritare.net

 

LEXO DHE :  Eliminatoret e Europa League, tre skuadrat shqiptare njohin kundërshtarët

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.