Vrasja e gazetares/ Kryeministri i Maltës jep dorëheqjen
E Shtunë 11 Janar 2020, 18:06
Dritare.net
Ai e njoftoi dorëheqjen muajin e kaluar pas kritikave për lidhjet e pretenduara të qeverisë së tij me vrasjen e gazetares investigative, Daphne Caruana Galizia. Ajo u vra nga një bombë në vitin 2017, ndërsa hetoi korrupsionin midis biznesit dhe elitës politike të Maltës, informon dritare.net.
Muscat tha: “Kam paguar me një çmim shumë të shtrenjtë politik për një episod të errët. Pendime kam pasur pak, por ajo ishte pendimi im më i madh.”
Ai tha më tej se, i vinte keq për vrasjen e gazetares, ndërsa shtoi se ishte krenar që nën mandatin e tij shumë njerëz u arrestuan dhe akuzuan për vrasje./K.C/dritare.net