“E ëmbla” vret. Diabeti i pakontrolluar i bënë plagët të shërohen ngadalë” është mesazhi i kësaj fushate.
Çarjet e bëra me anë të ëmbëlsirave, tregojnë për plagët dhe gangrenat, të cilat mund të shkaktohen nga ngrënia e pakontrolluar e gjërave të ëmbla.
“Asociacioni i Diabetit” në Tajlandë, ka nisur këtë fushatë, për të parandaluar diabetin e tipit të dytë, që shkaktohet edhe nga përdorimi i tepërt i sheqerit.
Në fotografitë e mëposhtme, mund të shihni disa montime që duken si plagë të thella dhe të pashërueshme.