E dashura e Princ Harry merr vendimin më të rëndësishëm për lidhjen e saj
E Mërkurë 25 Tetor 2017, 11:11
Dritare.net
Të shumta janë fjalët se çifti është pranë shpalljes zyrtare të fejesës dhe një çaj me mbretëreshën konfirmoi më tepër këto zëra.
Por tani vjen një tjetër lajm i rëndësishëm për çiftin e ri mbretëror.
Mediat raportojnë se aktorja 36- vjeçare pritet të zhvendoset në Londër në muajin nëntor për të qenë më pranë princit të saj.
Sipas Daily Mail çifti do të jetojë në Nottingham Cottage në bazën e Pallatit Kensington. Nuk dihet sesi familja mbretërore e ka pritur këtë vendim të tyre për të jetuar bashkë përpara martese, por nuk do të ishte hera e parë që princ Harry do të thyente protokollin./d.r-dritare.net