E dashura e diktatorit të fundit në Europë bëhet deputete
E Premte 22 Nëntor 2019, 18:06
Dritare.net
Maria Vasileviç është 22-vjeçare, dhe është e dashura e Presidentit të Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko 65-vjeç, ndërsa së fundmi është bërë deputete.
Lukashenko, ka qenë drejtues kooperative në kohën e komunizmit, është quajtur “Diktatori i fundit në Europë”, pasi ka që në vitin 1994 që e udhëheq Bjellorusinë me grusht të hekurt.
Në zgjedhjet e fundit në Bjellorusi të mbajtura pak javë më parë, opozita nuk arriti të fitonte asnjë mandate, ndërsa parlamenti është i gjithi i partisë në pushtet./ I.M-Dritare.net