E bombardojnë me komente negative, Ed Sheeran merr këtë vendim
E Martë 4 Korrik 2017, 15:03
Dritare.net
Ylli i shumë hiteve vendosi që të mos e përdorë më rrjetin social pasi zbuloi që komentet e këqija i shkatërronin ditën. Pavarësisht se llogaria e tij, me plot 19.1 milionë ndjekës, mbetet e hapur ai ka ndaluar së bëri postime dhe ndan vetëm foto që i ka postuar më parë në Instagram.
Këngëtari britanik thotë që komentet negative janë një dhimbje koke (headfuck ishte fjala që përdori ai) që të shkatërrojnë ditën. Pra, jo ekzaktësisht ajo që dikush dëshiron të përjetojë kur futet në profilin e tij në Twitter.