E bija brakstisi foshnjën, fqinjët i sulen nënës: Je njeri i keq, vajza iku për fajin tënd

Ndërkohë që nëna denonconte zhdukjen e vajzës në emisionin live “Me zemër të hapur”, e kërkonte ndihmë për kthimin e vajzës, pasi është e bindur se e shfrytëzojnë prostitutë, ka pasur telefonata befasuese gjatë transmetimit. Një grua që thotë se është fqinja e Lindita Lamaj ka lëshuar lumë akuzash ndaj saj.

“Më dhemb shpirti për vajzën e saj, por ajo zonja aty është një nënë e keqe, e dhunshme, jo vetëm më vajzën e saj, por me të gjithë në lagje”,­ tha telefonuesja, pa u identifikuar. “Ajo është e dhunshme jo me fëmijët e saj, por me fëmijë në rrugë, me policinë, nuk është e sjellshme, fëmija e saj është e torturuar, e ka rritur në gjendje shumë të keqe, është e dhunshme, ajo vajzë ka të drejtë që ka ikur. Lerë nënën e saj se çfarë thotë, ajo në çdo furgon nuk ka njeri të mos zihet, merr policinë çdo 5 minuta”, tha telefonuesja. Pas saj, ka reaguar vetë e akuzuara, duke thënë se ajo që foli duhet të mbajë përgjegjësi për fjalët, të identifikohet dhe të tregojë fakte.

Apeli Lindita Lamaj kërkon kthimin e së bijës, Ermirës 20­ vjeçare, e cila braktisi djalin vetëm 16 muajsh dhe burrin e dhunshëm dhe iku me traget drejt Italisë. Lindita rrëfen kalvarin e vuajtjeve, dhunën që pësoi nga burri i saj, në sy të dy fëmijëve e më pas problemet pa fund me të bijën, që nga një vajzë e ndrojtur ra pre e një tutori, u përdhunua dhe nisi të pinte. Ajo pranon se nuk e ka denoncuar rastin, pasi e bija e kërcënonte se do helmohej. Vajza u martua me dëshirën e saj me një djalë në Berat. Ngeli shtatzënë, por ai e rrihte edhe gjatë shtatzënisë, deri sa u detyrua të largohej. Nëna thotë se e pranoi në shtëpi dhe e përkrahu, por ajo mori rrugët, nuk mblidhej natën, deri sa u largua me traget drejt Italisë.

LEXO DHE :  Të relaksohesh pa shpenzuar asnjë qindarkë? Ka disa mënyra

Ndërkohë, një tjetër telefonuese, e cila i ka qëndruar pranë Linditës tregon se ajo ka pasur kontakte telefonike me vajzën. “Më mori në telefon para 4 ditësh dhe më tha se ishte në Tiranë, punonte kamariere me dy turne. I thashë të kthehej në shtëpi e të fliste me nënën se ishte në merak, madje i kam bërë edhe oferta telefoni disa herë”,­ thotë ajo.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.