Vrasja e 36-vjeçares në Durrës, gazetarja: Burri nuk e linte të qëndronte as me të afërmit e saj
Dritare.net
Bashkëshorti, Ardian Kuka 37-vjeç, ka vrarë gruan e tij Asbije Kuka 36-vjeçare
Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar gazetarja nga Durrësi, Elitjona Doko, e cila shprehet se ka pasur njohje me viktimën, madje rrëfen edhe një eksperiencë personale ku vihet në pah agresiviteti i bashkëshortit të 36-vjeçares.
“Me Biken(Viktimen) kemi qene ne dasmen e kusheririt tone te pare(une nga nena dhe ajo nga babai) dhe ne krahe kishte nje bashkeshort(posesiv) deri ne ate faze sa nuk e linte te qendronte me te afermit e saj! Madje, madje, ky kriminel qe Bikja e beri baba te nje djali, na prishi dhe rendin e krushqeve, duke u futur mes tyre pa lajmeruar askend, pasi nuk i shqitej te shoqes! Kishim pergatitur 9 krushq per te marre nusen dhe i 10-ti qe ky, i futur rishtazi, se nuk linte gruan vetem dhe u detyruam te fusim nje tjeter perfaqesues nga ne, qe te bejme numrin tek(sipas zakonit)! Tu thafte dora kriminel dhe mos te gjetit paqe shpirti per gjemen qe i bere familjes se mrekullueshme te Xhaxhi Nezmirit!#VarjePerKriminelin!”-shkruan Doko në rrjetet sociale./ I.M-Dritare.net