Vrasja e 22-vjeçarit në Vlorë, flet xhaxhai pas ngjarjes

Pas ngjarjes së rëndë ku humbi jetën i riu 22-vjeçar Sotiraq Mëhilli, xhaxhai i tij ka folur për “News 24”, ku thotë se nipi i tij ishte i qetë, ndërsa shton se ai me të plagosurin Eno Mata ishin shokë mes tyre.

Ai shtoi se në fshat të gjithë e dinin se ishte në kërkim nga Policia e Greqisë, por shton se në fshat i plagosuri nuk kishte konflikt me asnjë person.

“Nipi ishte i qetë, nuk ishte tip problematik. Eno Matën ai e kishte shok. Nipi punonte me traktor në fshat . Sotiraqi nuk kishte shkuar jashtë shtetit. Nuk e dimë si qëndron e vërteta. Familjarët e Eno Matës jetojnë në Greqi.

LEXO DHE :  Foto/ Meta ulet në bankë të parë, uron vitin e ri shkollor: Investimi më i sigurt

Eno Mata ishte në ndjekje nga policia në Greqi. Në fshat e dinim që Eno Mata ka kryer krime në Greqi. Prej 2 vitesh Eno Mata është kthyer në Shqipëri. Eno Mata në fshat nuk kishte konflikte”- u shpreh xhaxhai i Mëhillit për mikrofonin e gazetarit, Enrik Mehmeti.

Dy të rinjtë ranë në pritën e breshërive të kallashnikovit në orët e para të mëngjesit të sotëm teksa po ktheheshin me motor në shtëpitë e tyre./ BalkanWeb

 

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.