Dyshohet se vrau Artan Cukun, shpallet në kërkim ndërkombëtar 38-vjeçari nga Fieri
Dritare.net
Sipas një vendimi të arrë në datë 18 prill, të rifreskuar së fundmi nga Policia e Shtetit, i dyshuari për vrasje është shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Me një vendim të dhënë në mungesë, të mbajtur sekret për mediat dhe në fshehtësi të plotë, Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë për Bledar Jambellin.
Njoftimi i Policisë
“Shtetasi Bledar (Rikardo) Jambelli (Muho) shpallet në kërkim me kartelë të ‘kuqe’, pasi më shkresën nr.3303, datë 17 prill 2018, Prokuroria e Krimeve të Rënda, Tiranë, ka dërguar urdhrin e datës 12 qershor 2017 për ekzekutimin e vendimit nr.292, të datës 12 qershor 2017 të Gjykatës së Krimeve të Rënda, e cila ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për veprën penale ‘Vrasje e punonjësit të policisë së shtetit”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 79/b të Kodit Penal. E ndjek Seksioni për Krimet ndaj Jetës. Të ndalohet”, ky është urdhri i shpalljes në kërkim ndërkombëtar të Bledar Jambellit./K.C/dritare.net