Dy mjekë marrin Nobelin për mjekësinë. Skandalet seksuale anulojnë çmimin për letërsinë
Dritare.net
Ky çmim është fituar nga dy mjekë, një amerikan dhe një japonez për kurimin e kancerit.
Amerikani James P Allison dhe japonezi Tasuku Honjo, dy imunologjistë, kanë zbuluar një terapi për forcimin e imunitetit gjatë kurimit të kancerit.
Ceremonia e Noblit, këtë vit nuk do të ndajë çmimin Nobel për letërsinë, për shkak se është anuluar pas disa skandaleve seksuale.
Akademia e argumentoi shtyrjen e ceremonisë me mungesën e besimit të publikut, pas skandalit seksual që përfshiu trupën prestigjioze dhe që ka çuar në largimin e 18 anëtarëve nga bordi i institucionit.
Kjo akademi, gjuhëtarë dhe autorë prestigjiozë janë përballur me akuzat sjellje të pahijshme nga bashkëshorti i njërit prej anëtareve të kësaj trupe.
Gjithashtu akzua ka ka pasur edhe për publikimin e emrave fitues, përpara ceremonisë zyrtare.
Jean-Claude Arnault, fotografi franko-suede i martuar me poeten Katarina Frostenson, e cila është pjesë e Akademisë, është akuzuar se ka ngacmuar 18 femra./ I.M-Dritare.net