Dy deklaratat e Thaçit për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë

 

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dy ditë më parë nga Kruma e Hasit ka hedhur për herë të parë idenë e bashkimit të Kosovës dhe Shqipërisë, si një ide serioze.

Thaçi, e ka përforcuar këtë ide, ku i pçranishëm në njëzetvjetorin e operacionit “Shigjeta DO-2” dhe luftimeve në Pashtrik, Thaçi tha se po krijohen edhe rrethanat e reja, të cilat sipas tij, ofrojnë bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë si zgjidhjen më të mirë.

Thaçi ka thënë se dy parlamentet e Kosovës dhe Shqipërisë duhet të nxjerrin deklarata të përbashkëta për bashkimin e dy vendeve.

LEXO DHE :  Detaji i veçantë që kanë fotot e Bebe Rexhës, në Instagram!

“E ardhmja e jonë e sigurt është në NATO dhe në Bashkimin Evropian, por po krijohen rrethana të reja që zgjidhja më e mirë do të ishte që dy parlamentet, ai i Kosovës dhe Shqipërisë, të nxirrnin deklaratat e nevojshme, të vullnetit të popullit të Kosovës dhe Shqipërisë që të jetojmë në një shtet të përbashkët, pa kufij”, tha Thaçi./ I.M-Dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.