Durrës, i pastrehu ngrin nga i ftohti, kalimtarët e gjejnë të pajetë

Një i pastrehë 35 vjeçar është gjetur i ngrirë në qytetin e Durrësit si pasojë e temperaturave tepër të ulta. Ishin banorët e lagjes 17 ata që dhanë alarmin për vdekjen e tij.

Qytetari endacak ishte i njohur në qytet me emrin Beni dhe strehohej ku të mundte.

Mësohet se ky shtetas vuante prej kohësh nga çrregullimet mendore dhe ishte përdorues i rregullt i pijeve alkolike, shkruan Tema.

LEXO DHE :  Në këtë fshat çdo shtëpi është një vepër arti!

Policia e Durrësit e ka shoqëruar disa herë në komisariat dhe pasi është mbajtur për kohë të shkurtra është lënë përsëri i lirë.

Trupi i pajetë është transportuar në morgun e Durrësit për t’iu nënshtruar ekspertizës mjeko-ligjore.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.