Duka-klubeve për licencimet: Nuk ka më mbyllje sysh!

Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Zakonshme, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka ka folur për licencimet. Duka u shpreh se, nuk do t’i mbyllin më sytë për licencimet, dhe klubet që nuk plotësojnë kriteret për të marrë pjesë në kategoritë respektive.

“Jam i lumtur që jam sërish këtu mes jush në këtë Asamble. Puna e FSHF ka qenë e mirë. Gjendja financiare është solide dhe e sigurtë. Janë rritur të ardhurat dhe ulur kostot. Arena Kombëtare është një tjetër arritje e FSHF. Fatkeqësisht kemi pasur dhe probleme si dhuna në futboll apo dhe ecuria jo e mirë e Kombetares në Ligën e Kombeve. Por na presin sfida të reja. Futbolli po ecën me hapa të mëdhenj, ne duhet të rrisim cilësinë e produktit tonë.

Kjo vjen vetëm nëse antarët e FSHF-së e mbeshesin atë dhe lënë pas intetesat e ngushta. Licensimi duhet riparë, kërkon mbështetjen e të gjithë klubeve. Sistemi i licensimit do të realizojë projektet tona të infrastrukturës. Mbyllja e njërit sy apo të dy syve sic kemi bërë në të shkuarën nuk do ndodhë. Licensimet do jenë konform rregullores. Eliminimi i fenomeneve negative si dhuna që dëmton rëndë produktin nuk do tolerohet.

Fiksimi i rezultateve të ndeshjeve nuk duhet të ekzistojë. Fatkeqësisht ky fenomen ekziston. Përpjekjet tona nuk kanë gjetur mbështetjen e institucioneve përgjegjëse. Këkojmë bashkëpnumin e Prokurorise për t’i thënë stop trukimit qëshkatërron ndjenjat e tifozëve të vertete.“,- tha Duka./K.C/dritare.net

LEXO DHE :  Kriza politike, Basha takohet me presidentin Meta

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.