Duart dhe këmbët ju mpihen e ndryshojnë ngjyrë kur është ftohtë? Vuani nga kjo sëmundje!

Kur dalim jashtë në dimër pa dorashka, shohim gishtat që janë zbardhur, ky është reagim normal i trupit ndaj temperaturave të ulëta.

Por, për disa njerëz këto simptoma mund të jenë shenja të një gjendjeje më serioze, të quajtur sëmundja Raynaud.

Kur shfaqet sëmundja e Raynaud, arteriet që shpërndajnë gjakun në lëkurën tuaj ngushtohen për shkak të temperaturave të ulëta ose stresit. Kjo bën që duart, gishtat e këmbëve dhe ndonjëherë pjesët e tjera të trupit të zbardhen ose mavijosen dhe të ndjeni se i keni të mpira. Pastaj ato bëhen të kuqe, kur fluksi i gjakut kthehet. Ky proces mund të shoqërohet edhe me dhimbje. Simptomat zakonisht zgjasin vetëm disa sekonda ose minuta, por ato mund të zgjasin edhe me orë, në rastet më të rënda, shkruan dritare.net

LEXO DHE :  Billie Eilish thyen rekord, merr 5 çmime në Grammys 2020

Ekzistojnë 2 lloje të Raynaud-it – parësore (sëmundja Raynaud) dhe sekondare (sindroma Raynaud).

Shkaku i Raynaud-it parësor nuk dihet. Është normale që enët e gjakut që janë afër lëkurës suaj të tkurren kur të ftohet. Por kur njerëzit vuajnë nga sëmundja e Raynaud, arteriet tkurren më shumë dhe më shpejt se normalisht. Por është më e butë dhe më e zakonshme se sindroma Raynaud dhe shpesh nuk ka nevojë për ndonjë trajtim.

Nga ana tjetër, Raynaud (sindroma Raynaud) ndodh për shkak të një gjendjeje themelore ose një faktori tjetër. Është më pak e zakonshme se sëmundja Raynaud, por mund të shkaktojë probleme serioze shëndetësore, si plagët në lëkurë. Për këtë lloj, ndonjëherë nevojiten medikamente ose kirurgji./K.C/dritare.net

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.