Ajo sëbashku me babain e saj, Dukagjin Lipën, organizojnë festivaline përvitshëm, Sunny Hill Festival në Prishtinë.
Këtë vit festivali do të mbahet në fillim të gushtit për 3 ditë resht. Përmes një postimi në Instagram, Dua Lipa ka bërë publike listën e të gjithë këngëtarëve pjesëmarrës, ku në mesin e artistëve shqiptarë janë dhe yjet e njohur botërorë, Miley Cyrus, Calvin Harris dhe reperi shqiptaro-amerikan, Gashi.
Dua shkruan se mezi po pret të vijë në Kosovë që të bëhet bashkë me shqiptarët, për të dhuruar një atmosferë magjike, në vendin e saj të lindjes./E.B-dritare.net