Dua Lipa flet për Era Istrefin, Rita Orën dhe Bebe Rexhën

Këngëtarja Dua Lipa ka mbërritur në aeroporti ne Prishtinës aty ku ka dhënë edhe një konferencë për mediat, dhe ka folur për koleget e saj Era Istrefin, Rita Orën dhe Bebe Rexhën.
Dua Lipa po merr pjesë në festivalin “Sunny Hill”i orgnizuar nga babai i saj, Dukagjin Lipa.
“Gjithmonë ka diçka më shumë me arrit, prej gjerave të vogla bëhen gjerat e mëdha. Është vetëm fillimi i karrierës. Jam e lumtur që kam njerëz që me ndihmojnë dhe më përkrahin. Kemi pasur dëshire të vijnë dhe tjerë. Kemi qef me pas Rita Orën, Bebe Rexhën, Era Istrefin e shumë të tjerë, shumë e më shumë femra ne festival. Befasia është që kam më u vesh kuq e zi.
Shumë më thonë e di ku është Kosova se prej atje vjen Rita Ora, Majlinda Kelmendi dhe Bebe Rexha. Me këtë festival duam t’i tregojmë njerëzve se ka arsye që të vijnë në Kosovë. Më vjen mirë që jam sot këtu dhe do ta bëjmë ketë festival për të cilin kemi fol qysh para 2 vitesh. Ka qenë koncerti i para dy viteve që na ka bërë të mendojmë për këtë festival që të ftojmë dhe artistë të njohur ndërkombëtarë.”-ka thënë Dua Lipa./ I.M-Dritare.net

LEXO DHE :  Moti/Ja sa do të arrijnë temperaturat sot!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.