Dronet sulmojnë objektin më të madh në botë, për përpunimin e naftës
E Shtunë 14 Shtator 2019, 13:01
Dritare.net
Pamjet të postuara në internet treguan flakët e mëdha dhe tymin që dilte nga dy zonat e naftës në Buqyaq dhe Khurais.
Zjarret tani janë nën kontroll në të dyja objekte.
Rebelët e grupit 'Houthi' të Jemenit, të cilët kanë qenë në luftë prej pesë vjetësh me mbretërinë, morën përgjegjësinë për sulmin masiv dhe thanë se dhjetë drone u përdorën për bombardimet, shkruan dritare.net
Sulmi i së shtunës ishte një nga operacionet më të mëdha që forcat 'Houthi' kishin ndërmarrë brenda Arabisë Saudite dhe ishte kryer në bashkëpunim me njerëz brenda mbretërisë./K.C/dritare.net