#DritaremeRudinën nisi sezonin e ri në Vizion Plus me një temë shumë të debatuar kohët e fundit. Mbulimi i Skënderbeut për Festën e Kurban Bajramit, solli reagime të shumta në rrjetet sociale, ku nuk munguan as kërcënimet ndaj personave të Komunitetit Mysliman dhe ndaj personave që shkruajtën për këtë çështje. A u mbulua Skënderbeu dhe pse shpërtheu kjo histeri në medie? Flasim në studio me të ftuarit: Pëllumb Xhufi, Moikom Zeqo, Olsi Jazexhi, Mentor Kikia, Armand Ali dhe Agron Hoxha.