Shqipëria e 2017 gjendet në një krizë politike. Opozita bojkoton parlamentin dhe punën e e komisioneve parlamentare, duke u ngujuar para Kryeministrisë, në të ashtuquajturën “çadra e lirisë”. Vendi po shkon drejt zgjedhjeve dhe vetëm 3 muaj larg 18 qershorit, PD dhe aleatët nuk pranojnë të regjistrohen. Ata kërkojnë qeveri teknike dhe zgjedhje të lira. Nga ana tjetër qeveria Rama është e vendosur për të shkuar në zgjedhje edhe pa opozitën. Është e vendosur të realizojë reformën në drejtësi, kërkesa kryesore për hapjen e negociatave me BE.
Për të gjitha këto çështje, flasim në studio me: Anila Basha- newsbomb.al, Sokol Shameti- analist, Erl Murati- kryeredaktor i GSH, Ervis Iljazaj- pedagog UET. Si dhe një lidhje direkte nga çadra e opozitës, me kreun ePD Lulzim Basha.