Në studio me të ftuar dy Ministrat e Jashtëm, të Shqipërisë dhe Kosovës, Ditmir Bushati dhe Enver Hoxhaj, në një emision me temë ‘Kombëtarja e politikës së jashtme’. Do të jenë për herë të parë bashkë, dy Ministrat e Jashtëm të dy shteteve shqiptare, për të ndarë me publikun e Shqipërisë dhe Kosovës, nevojat, pritshmëritë dhe hapat e përbashkëta të dy qeverive, këtej dhe andej kufijve.