Këtë të hënë në #DritaremeRudinën, në Vizion Plus, ishte e ftuar ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, e cila foli për problemet më të mprehta në sistemin e drejtësisë. Gjonaj është ndalur te dhuna ndaj grave, teksa tregoi për herë të parë, projekt-idenë për hapjen e zyrës operacionale, me bashkëpunimin e tre ministrive, i cili do të jetë funksion të grave të dhunuara. Ministrja është ndalur te problematikat me përmbarimorët, teksa e quajti gangrenë e shqiptarëve dhe tregoi masat që do të merren. Gjonaj iu përgjigj edhe pyetjeve të qytetarëve dhe lajmëroi krijimin e një Klinike Ligjore, në ministrinë e Drejtësisë, për të dhënë këshillim ligjor për qytetarët. Për më shumë, ndiqni pjesën e tretë të emisionit.