Dritan Hila: Reformën Zgjedhore e ka marrë lumi, nuk bëhet

Moderatori i emisionit “Arena” në RTV Ora u shpreh se Reformën zgjedhore në Shqipëri e ka marrë lumi. Sipas tij në vend do të bëhet revolucion, por jo reformë zgjedhore.

Pjesë nga debati në studio: 

Hila: Futu ndonjëherë në lëkurën e opozitës dhe do shohësh që opozita nuk është aq e shëmtuar saç përpiqen ta cilësojnë dhe pozita nuk është aq e virgjër sa përpiqet ta shesë veten.

Gjoni: Faji kryesor i opozitës është që nuk distancphet nga këto virgjërizmat që pretendon se ka.

Hila: Mos harrojmë se në palët e secilës parti ka edhe shumë idealistë.

Gjoni: Po sigurisht. Do kishte vdekur po të mos kishte.

Gjikondi: Të pyesim pak për reformën zgjedhore.

Hila: Reformën zgjedhore e ka marrë lumi, nuk ka për t’u bërë, harroje atë punë. Do bëhet revolucion, por reformë zgjedhore nuk bëhet./ I.M-Dritare.net 

LEXO DHE :  Video/ Blloku i ri i Tiranës së të pasurve!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.