Dridhjet e shpeshta, Merkel ndryshon protokoll/ Qëndron ulur gjatë ceremonive zyrtare

Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel, tre herë brenda pak javësh është bërë lajm për shkak se gjatë ceremonive zyrtare ku ka takuar liderë të vendeve të tjera është shfaqur duke u dridhur në mënyrë të çuditshme.

Por duket se këto probleme e kanë detyruar stafin e saj që të ndryshojë protoll.

Merkel, ka qëndruar e ulur ndërsa luheshin himnet kombëtare të enjten gjatë një ceremonie zyrtare.

Pasi priti kryeministrin e ri të Danimarkës, Mette Frederiksen në hyrje të ndërtesës së qeverisë, Merkel duke buzëqeshur, iu drejtua një podiumi ku të dy liderët zunë vendet e tyre.

LEXO DHE :  Foto/ Kush është personi i dënuar përjetë që u ekstradua nga Vjena

Merkel nisi të dridhej ndërsa luheshin himnet kombëtare në pritjen e kryeministrit finlandez, Antti Rinne, dhe kjo ishte hera e tretë brenda një muaji që shëndeti i kancelares u vu në pikëpyetje.

Merkel ka thënë se gjëndja e saj shëndetësore nuk është për tu shqetësuar, pasi ajo po kurohet, por edhe se kishte pasur përmirësim të dukshëm. “Më duhet të jetoj me këtë për pak kohë”, tha Merkel, që mbush 65 vjeç javën e ardhshme. “Ashtu sic ka ardhur, një ditë do të largohet gjithashtu, shtoi ajo./ I.M-Dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.