Drejtuesit e restorantit në Britani fusin në kurth emigrantët e paligjshëm shqiptarë
E Premte 29 Korrik 2016, 19:07
Dritare.net
Mes 35 emigrantëve ndodhen dhe shumë shqiptarë. Ata u futën në kurth nga drejtuesit duke i thirrur në një trajnim.
Në fakt nuk ishte asnjë trajnim, por Zyra e Emigracionit mori ata në pyetje dhe emigrantët e paligjshëm u ndaluan me qëllim për t’u dëbuar në vendet e tyre.
Autoritetet kanë konfirmuar se bëhet fjalë për 35 emigrantë nga Shqipëria, Brazili, Nepali dhe Egjipti. Pas publikimit të një lajmi të tillë në mediat britanike, restoranti ka marrë shumë kritika si dhe janë bërë thirrje për bojkotimin e tij.