Drejtori i FRONTEX: Operacioni i parë i BE me një vend jo anëtar, partneritet i shkëlqyer
E Martë 21 Maj 2019, 10:10
Dritare.net
50 oficerë të FRONTEX do ët vendosen në kufijtë tonë, për të garantuar siguri. Gjatë takimit në Tiranë, drejtori i FRONTEX Fabrice Leggeri, tha se ky është bashkëpunimi i parë i BE me një vend që nuk është anëtar, duke theksuar për partneritetin e shkëlqyer me Shqipërinë.
Operacioni ka dhe si qëllim të luftojë lëvizjet migratore, krimin kufitar, trafikimin e qenieve njerëzore dhe kërcënime të ndryshme që lidhen me sigurinë./E.B-dritare.net