Drejtori për Evropën Qendrore dhe Jugore në Departamentin Amerikan të Shtetit, David Kostelancik ka zhvilluar takim me krerët e politikës në vend. Kostelancik përfundoi takimin me liderin e opozitës, Lulzim Basha. Takimi mes tyre u zhvillua në selinë blu dhe zgjati rreth 60 minuta. Drejtori i DASH pritet të zhvillojë takim me kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi dhe me kryeministrin e vendit, Edi Rama./K.C/dritare.net