Drejtori i CIA-s kundër Trump: Anulimi i marrëveshjes me Iranin, kulmi i marrëzisë

Director of the Central Intelligence Agency John Brennan makes a point while he holds a rare news conference at the CIA Headquarters in Virginia December 11, 2014. Brennan said on Thursday some agency officers used "abhorrent" methods on detainees captured following the September 11 attacks and said it was "unknowable" whether so-called enhanced interrogation techniques yielded useful intelligence. REUTERS/Larry Downing (UNITED STATES - Tags: POLITICS) - RTR4HOR7

Drejtori i Agjencisë Qëndore të Inteligjencës amerikane, CIA, ka paralajmëruar presidentin e zgjedhur, Donald Trump, se heqja dorë nga marrëveshja bërthamore me Iranin, do të ishte shkatërruese dhe kulmi i marrëzisë. “Unë mendojë se do të ishte shkatërruese, vërtetë do të ishte e tillë”, citohet nga rrjeti televiziv publik britanik BBC, drejtori i CIA-s, John Brennan.

Sanksionet ndaj Iranit janë lehtësuar në muajin janar pas arritjes së marrëveshjes me fuqitë botërore që, futën nën kontroll programin bërthamor të republikës islamike. Por Trump, i cili do e nisë mandatin presidencial në muajin janar, gjatë fushatës parazgjedhore ka thënë se marrëveshja është e “tmerrshme”, prej të cilës përfiton vetëm Irani dhe se ai do e “shqyejë atë” nëse zgjidhet president. Megjithatë, ai e ka pranuar se do të ishte e vështirë të shkatërrohet një marrëveshje që është e përfshirë në një rezolutë të Kombeve të Bashkuara.

LEXO DHE :  Foto/ Arkeologët egjiptianë, zbulojnë 20 arkivole të lashta

Brenan i ka thënë BBC-së se heqja dorë nga marrëveshja rrezikon forcimin e konservatorëve në Iran, duke nxitur kështu edhe shtetet e tjera që të rrisin programet e tyre bërthamore. “Unë mendoj se do të ishte kulmi i marrëzisë nëse administrata e ardhshme do e anulonte atë marrëveshje”, ka thënë ai. Brennan do të largohet nga pozicioni i drejtorit të CIA-së në muajin janar, pas katër vjetësh në krye të kësaj agjencie amerikane.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.