Drejtonte shitësit e drogës, ja si u përgjua Stresi!
E Enjte 18 Tetor 2018, 12:12
Dritare.net
Po kështu burime të sigurta nga policia thanë për “BalkanWeb” se në grupin kriminal Stresi nuk ka rol drejtues por periferik. Urdhër arresti ndaj tij u ekzekutua mbrëmjen e kaluar pasi kishte informacion se do ikte jashtë shtetit. Ndërkaq burime nga policia bëjnë të ditur se në ditët në vijim të ketë arrestime të tjera në Tiranë, të dyshuar si pjesë e grupit kriminal ku bënte pjesë dhe Stresi. Ky grup dyshohet se vepronte me shitjen e drogës në zonën e bllokut, por edhe ne periferi të Tiranës. Policia po mban në vëzhgim edhe disa persona të tjerë./bw