Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Dosja 339/ Shtyhet gjyqi, mungojnë avokatët dhe të akuzuarit

Dosja 339/ Shtyhet gjyqi, mungojnë avokatët dhe të akuzuarit

Është shtyrë përsëri gjyqi ndaj 15 personave të cilët akuzohen në dosjen 339.

Ata akuzohen për disa vepra penale, si “Trafikim i narkotikëve”, “Prodhimi dhe fabrikimi i lëndëve narkotike dhe psikotrope”, në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, në bashkëpunim, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në bashkëpunim.

Gjyqi është shtyrë për shkak se në seancë kanë munguar disa avokatë dhe disa të akuzuar të kësaj dosje./ I.M-Dritare.net