Dosja 339/ Flamur Noka: Ka patur një fletëarresti, por u ndalua

I ftuar në “Dritare me Rudinën në News 24, ish-ministri i Brendshëm, Flamur Noka ka thënë se, ka pasur një fletëarresti për ‘dosjen 339’, por që u ndalua para se të ekzekutohej. Noka gjithashtu ka numëruar disa arsye pse, opozita vendosi t’i djegë mandatet.

“Pse u kthyem nga deputet në ish-deputet? U konsumua çdo lloj rruge komunikimi me maxhorancën dhe me këtë kryeministër. Arriti puna që ne ishin të padobishëm dhe nuk mund të përfaqësonin ata që na kishin votuar. Jeni edhe ju dëshmitar se ne kemi ngritur zërin  për kriminalizimin e administratës. Inkriminimi total i policisë dhe koha e vërtetoj. Nuk ka ndodhur që zemrat e Evropës u kthye në Kolumbi. Korrupsioni është galopant, Shqipëria është për herë të parë në listën e pastrimit të parave të zeza.  Ka qenë një fletarresti i prerë për dosjen 339, por është tërhequr rrugës. Televizioni News 24 e ka nxjerr i pari pastaj VOA i është referuar. Është e pamundur që këtij pushtetit ti numërosh skandalet. Nëse këto skandale do të ndodhin në një vend të Europës do të binte qeveria brenda 24 orësh. Qeveria vjedh votat dhe rri në këmbë. Përzë 500 mijë shqiptarë dhe del dhe i bën budallenj shqiptarët. Sot pas dosjes 339, të gjithë ne e kuptojmë se pse Rama doli në fushatë me tepsi dhe timon dhe pa program.”,- u shpreh Noka./K.C/dritare.net

LEXO DHE :  Si do të jetë moti, e mërkurë 19 qershor

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.