Dorëhiqet Safet Gjici nga Kukësi

Presidenti i Klubit të Kukësit, Safet Gjici është dorëhequr nga kjo detyrë.

Gjici është dorëhequr nga detyra në kubin e futbollit për shkak të angazhimeve të tij të mëdha në bashki.

“Ajo që më kënaq është se të gjithë lojtarët janë në top-formë, nuk kanë dëmtime dhe kjo është gjë e mirë. Besoj se me kapacitetet që ka ky ekip, them që do të ecim mirë. Kemi luajtur në fusha të huaja në të gjithë kampionatin, u bë viti i dytë. Investimi po ecën me ritme të shpejta dhe uroj që të mbyllet brenda verës që ne të kthehemi në fushën tonë”-Ka thënë Gjici për “Top Channel”

LEXO DHE :  Luftë replikash, presidenca i përgjigjet Gjonajt:  Ti qofsh, edhe falsifikatore, edhe krenare

“ Unë jam në pozicion tjetër tani, unë flas si kryetar bashkie e nuk jam më pjesë e strukturave të klubit. Por bashkia ka aksionet e veta te klubi paçka se bashkia nuk ka shpenzuar asnjë lek te klubi, edhe sot që flasim por edhe shumë vite më parë.

Besoj se Partizani do të luftojë deri në fund, Tirana pse jo, po kështu edhe Bylisi. Por unë them se rival kryesor do të jetë Partizani. Kështu që të gjithë tifozët e Kukësit kudo që janë i bëj thirrje të vijnë në stadiumin e ri, por edhe të shohin një ndeshje që do të japë spektakël”, deklaroi Gjici./ I.M-Dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.