Dorëheqja e Theresa May, Sekretari i Brendshëm britanik futet në garë për kryeministër

Sekretari i Brendshëm britanik, Sajid Javid, iu bashkua garës për kryeministër të Britanisë. Kryeministrja Theresa May ka paralajmëruar dorëheqjen nga posti i lideres së Partisë Konservatore dhe rrjedhimisht i udhëheqëses së qeverisë më 7 qershor.

Javid, në një video të postuar të hënën në Twitter, tha se qëllim i tij është “rikthimi i besimit dhe krijimi i mundësive të reja”.

“Para së gjithash duhet të realizojmë Brexit-in”, tha Javid, duke iu referuar procesit të daljes së Britanisë nga Bashkimi Evropian. Javid, 49 vjeç, është djalë i prindërve pakistanezë.

LEXO DHE :  Studim/ Pajisjet teknologjike, ndikojnë në fertilitetin mashkullor

Kandidaturën për kryeministër e kanë shpallur tashmë edhe disa politikanë të tjerë, përfshirë ish-sekretarin e Jashtëm, Boris Johnson, dhe ish-kryetaren e Parlamentit, Andrea Leadsom.

May ka qenë nën presion për të dhënë dorëheqje pasi plani i saj për Brexit-in, përkundër tri përpjekjeve, nuk ka arritur të kalojë në Parlament./ REL

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.