Donald Trump shkarkon Prokurorin e Përgjithshëm
E Mërkurë 7 Nëntor 2018, 21:09
Dritare.net
"Me kërkesën tuaj, po dorëzoj dorëheqjen time.", -shkruan Session-i në një letër drejtuar shefit të Shtabit të Shtëpisë së Bardhë, John Kelly. “Mateu Whitaker do të marrë përsipër postin e Prokurorit të Përgjithshëm.”, -tha presidenti Trump, informon dritare.net. Whitaker pritet të marrë përgjegjësinë për hetimin e Rusisë dhe këshilltarin special, Robert Mueller. Shkarkimi i prokurorit ishte paralajmëruar që kohë më parë nga Trump-i./K.C/dritare.net