Trump paralajmëron Sirinë për sulmin në Idlib: Mos e bëni këtë gabim!
E Martë 4 Shtator 2018, 08:08
Dritare.net
Trump, shprehet se, ky është një gabim i madh humanitar, në të cilin me qindra e mijëra njerëz mund të vriten, informon dritare.net
Forcat qeveritare siriane thuhet se, po përgatisin një ofensivë të madhe në strehën e fundit rebele në vend.
Ndërkohë, edhe OKB-ja thotë se, kjo nismë mund të jetë me pasoja shkatërrimtare për mijëra civilë.
Departamenti Amerikan i shtetit, gjithashtu paralajmëroi se, se Uashingtoni do t’i përgjigjet çdo sulmi kimik, nga qeveria siriane, apo aleatët e saj./K.C/Dritare.net