Donacionet për tërmetin/ Kryemadhi: Do të jemi vigjilentë për çdo projekt rindërtimi!
Dritare.net
Kryemadhi falënderoi shtetet që kontribuuan dhe i bëri apel që të fillojë përgjegjësia dhe përgjegjshmëria e qeverisë.
"Takimi i djeshëm tregoi qartë që nuk ka asnjë lloj paragjykimi ndaj shqiptarëve, por ndjejnë detyrim për t'i ndihmuar. Notat e entuziazmit, mbaruan, por duhet të fillojë përgjegjësia dhe përgjegjshmëria e qeverisë. Për 256 milionë euro për rindërtimin e shtëpive, që të mos paguajnë më kreditë e kripura, të ndërtohen sa më shpejt, jo t'i kap dimri i vitit tjetër. Takimi i djeshëm ua dha këtë shans. Buzëqeshja ishte shumë e madhe se prej vitesh po kërkon kredi, për të paguar administratë. 885 milionë euro kredi, që do i paguajnë taksat e shqiptarëve. Është shumë e rëndësishme për të pasur një institucion monitorimi, me ekspertë për të bërë monitorimin e këtij projekti, se besimi i shqiptarëve ka humbur. SHBA do të themelojnë akademinë e transparencës për administrimin transparent të fondeve, që gjë tregon qartë , se shqiptarët janë mësuar se paratë shkojnë në xhepat e rilindësve. Qeveria e ka treguar që është e paaftë për vende të reja pune, e paaftë për t'iu shërbyer shqiptarëve", tha Kryemadhi.
Kryetarja e LSI-së gjithashtu tha se do të jenë vigjilent për çdo projekt rindëtimi.
"Ne do të jemi të gatshëm dhe vigjilent për çdo projekt. Presim me padurim që të shohin ndërtesa e para, që të strehohen dhe fëmijët të shkojnë në shkollë si të gjithë të tjerët. Ne do jemi të gatshëm dhe vigjilent për të ndjekur çdo projekt për rindërtimin e shtëpive e shkollave e çerdheve, kisha e xhamie, që janë objekte në shërbim të qytetarëve dhe do ndjekim nëse kjo qeveri këto para që Europa ja dha shqiptarëve, do i përdorë për fluturime luksoze, zyra luksoze apo investimet e tyre të luksit të administratës”, tha ajo./E.B-dritare.net