“Domate të mbushura me mollë”, receta ideale e shef Alfredit, për fundjavë

Shef Alfred Marku sjell këtë fundjavë për lexuesit e dritare.net një recetë të thjeshtë dhe të lehtë. Domate të mbushur me djathë dhie dhe mollë jeshile, të shoqëruar me pesto rukole.

Fillojeni mbarë 2019, me një pjatë që nuk ju jep shumë kalori.

Përbërësit:

  • Domate mesatare
  • 30 gr djathë dhie
  • 20 gr mollë të prerë në kubikë
  • Pak piper
  • Vaj ulliri
  • Pak djathë kaçkavall

Përgatitja:

Vendosim në zjarr një tenxhere të mbushim me ujë për të valuar. Marrim domaten dhe e vijëzojmë me thikë dhe e hedhim në ujin që po zien. E lëmë vetëm 1 minutë, e hqim nga zjarri dhe e vendosim në një enë tjetër që e kemi mbushur paraprakisht me ujë të ftohtë dhe me akull. I heqim kështu lëkurën dhe të gjithë masën e farave. Më pas, marrim djathin të cilin e presim në kubikë shumë të vegjël, marrim mollën dhe e grimë dhe i bashkojmë të gjitha në një vend. I përzijmë dhe i shtojmë piper dhe pak vaj ulliri.

LEXO DHE :  Erl Murati: Kriminale kush i bën opozitë, opozitës

Mbushim domaten me masën e përgatitur.

Pesto rukole:

  • 100 gr rukola
  • 50 gr vaj ulliri
  • 2 kaperi
  • Pak kripë
  • Pak piper

Rukolën e larë, e kalojmë në mikser bashkë me vajin, kaperin, kripën dhe piperin.

Servirja e pjatës:

Vendosim peston në qendër të pjatës dhe mbi të domaten të cilit i hedhim pak vaj ulliri. Ju bëftë mirë!/dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.