Dokumenti/ Serbia e Mali i Zi në 2025 në BE, Shqipëria s’ka datë
E Martë 9 Janar 2018, 15:03
Dritare.net
Me një vullnet të fortë politik, me reforma të vërteta dhe me zgjidhje afatgjata për mosmarrëveshjet mes fqinjëve, Mali i Zi dhe Serbia pritet të jenë gati për anëtarësim në vitin 2025” thuhet në shkrimin e Euobserver, qe ka zbuluar pjesë nga strategjia qe do te miratohet nga KE.
Përsa i përket Shqipërisë, Bosnjës, Maqedonisë dhe Kosovës thuhet se duhet të kenë avancuar në rrugën e tyre drejt BE-së, që nënkuptohet pas negociatave, që pritet të hapen, të pakën për Shqipërinë në qershor.
"BE nuk mund dhe nuk do të importojë mosmarrëveshje dypalëshe, prandaj të gjithë partnerët e Ballkanit Perëndimor duhet të zgjidhin mosmarrëveshje të tilla si një çështje urgjente" thuhet në draft./D.M-Dritare.net