Do të ulet në dialog me Ramën? Ja si përgjigjet Basha!

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu u shpreh pak ditë më parë se Basha dhe Rama duhet të uleshin në një tryezë, për të arritur në dialog mes palëve. I pyetur nga gazetarët për një dialog të mundshëm me Ramën, Basha tha se, vendimi i opozitës ishte marrë: largimi i Edi Ramës dhe mbajtja e zgjedhjeve

 “Ka një vendim të PD dhe nga forumet e saj, që unë i përmbahem. Ky është vendim i opozitës së bashkuar. Në koalicion ka njerëz me përvojë politike që kanë mendimet e tyre, që kanë qasje të ndryshme. vendimi është; që askush se ka vendosur në pikëpyetje këtë vendim. E kemi marr të gjithë së bashku. S’janë motivuar nga interesa apo qëllime të momentin apo ndjesi personale. S’ka asgjë personale. Janë shtruar qëllime politike. Përballë kemi një hajdut të certifikuar (Rama) Ka helmuar gjysmën e Tiranës për 5 muaj me gaz.  Tashmë është e qartë për çdo shqiptar se: Edi Rama jeton për të vjedhur. Edi Rama qeveris për të vjedhur. Edi Rama merr frymë vetëm për të vjedhur. Çdo ditë çohet me një qëllim: si të vjedhë.”,- tha Basha.

Ndërsa u pyet nga gazetarët nëse ka përçarje mes opozitës, Basha tha se: “Nuk ka asnjë përçarje në gjirin e opozitës.”

“KQZ dhe të gjitha institucionet e tjera duhet të zbatonin dekretin e presidentit. Moszbatimi i ngarkon ato me përgjegjësi ligjore dhe penale. Të gjithë do të vihen përballë përgjegjësisë ligjore dhe penale. Zgjidhja mund të vonojë, por nuk do të mungojë momenti, kur ata do të vihen përpara përgjegjësisë ligjore dhe penale.

Por duhet të dallojmë të drejtën e partive politike për të mbajtur qendrimet e tyre politike në raport me cdo process, dhe shtetin e së drejtës, detyrimet kushtetuese dhe ligjore të KQZ dhe institucioneve të tjera.

Vendimet partiake për të hyrë apo jo në zgjedhje janë vendime partiake. Vendimet për të hyrë apo jo nuk shkelin as kushtetutën e as ligjin, pavarësisht prej ndikimeve që ai mund të ketë. Kur institucionet kushteutese shkelin kushtetutën dhe ligjin, ata duhet të mbajnë përgjegjësi.
Vendimi i opozitës për të mos hyrë në zgjedhjet e 30 qershorit ishte një vendim unanim.

Disa parti kanë bërë kërkesë për t’u regjistruar në zgjedhje, në mënyrë që të detyronin KQZ të mos marrë qendrime antikushtetuese e antiligjore.

Presidenti po përpiqet në mënyrë altive në zgjidhjen e krizës. Thelbi i qendrimit të presidentit është i njëjtë me qendrimin e Partisë Demokratike dhe aleatëve tanë, që ne kërkojmë të vijmë në pushtet me zgjedhje. Qendrimi ynë ndaj zgjedhjeve të organizuara nga Edi Rama ka qenë I qartë, transparent, I argumentuar dhe tashmë i faktuar.”,– tha më tej Basha./K.C/dritare.net

LEXO DHE :  Na tregoni muajin e lindjes, t’ju tregojmë karakterin që keni!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.