Policia e Vlorës ka ndaluar një grup refugjatësh prej 40 vetash me shtetësi irakiane. Ata janë kapur nga policia në Mifol, pranë lumit Vjosa. Dyshohet se refugjatët do të udhëtonin drejt Italisë. Policia i ka shoqëruar në Komisariat dhe po kryen veprimet hetimore./E.B-dritare.net