Do të sulmojmë Parisin, Londrën e Uashingtonin, arrestohet në Kosovë pjestari i ISIS

Policia e Kosovës, ka arritur që të arrestojë Fitm Lladrovcin, një anëtar të organizatës terroriste ISIS.

Fitim Lladrovcin e kishte dënuar Gjykata Themelore në Prishtinë, në janar të vitit 2015 me burgim. Por, pavarësisht kësaj ai duket se nuk i ka ndërruar bindjet e tij.


 Së fundmi ai përmes një shkrimi në rrjetet sociale, kishte shprehur lumturi për sulmet vdekjeprurëse në Sri Lanka, dhe kishte paralajmëruar sulme të tjera të ISIS, në Paris, Londër, Uashington e Nju Jork.

“Me ndihmën e Allahut, bijt e Ummetit sulmuan aty ku dhemb më shumë, në kishat dhe hotelet e Shri Lankës dhe nesër do të sulmojnë përsëri, por kësaj here në Paris, Londër, Uashington, dhe Nju Jork. Andaj pritni, se me të vërtetë edhe ne presim me ju.!!!”,

Kur armiqtë e Allahut bën masakra tragjike në Mosul, Rakkah, Sirte, Maraëi, Baguz dhe në qytete tjera muslimane, ata pritën që Muxhahidët nuk do të mund të qëndrojnë gjatë dhe me marrjen e kampeve dhe qyteteve menduan se janë fitimtarë në luftën mes të drejtës dhe të kotës, ata menduan se do ta shuajnë Xhihadin, ata menduan se me vrasjen e burrave, fëmijëve dhe grave se do ta heqin qafe këtë Akide të Al Ëelas dhe Beraas. Pak ata dinë!!!

LEXO DHE :  Deri tani 340 lëkundje, sizmologu: S’ka nevojë për alarm, rreziku kaloi

Akidja e Hilafetit është në zemrat dhe mendjet tona, në realitet jemi gjithkund, çdo Musliman është projekt për Xhihadin në të ardhmen. Allahu ka Premtuar se Xhihadi do të qëndrojë deri në Orën e Fundit (Kijametit), dhe ne besojmë në Allahun”-kishte shkruar ai.

“Referuar kërkesës suaj ju informojmë se, me datën 24.04.2019 është arrestuar personi F. LL, dhe i njëjti me urdhër të prokurorit të prokurorisë special është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës./ I.M-Dritare.net

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.