“Do ta them troç fare”, Rudina Hajdari i kthen përgjigje atyre që e quajnë tradhtare

Deputetja Rudina Hajdari ka dhënë një përgjigje për të gjithë ata që e quajnë tradhtare, sepse nuk dorëzoi mandatin.

E ftuar në studion e emisionit “Ekopolitikë”, kryetarja e Grupit Parlamentar Demokrat tha se qëndrimi i saj në Parlament ka forcuar më shumë Partinë Demokratike.

“Do ta them troç fare. Unë duke qëndruar në parlament kam forcuar PD dhe demokratët në tërësi sepse i kam dhënë legjitimitet faktit që ne duhet të qëndrojmë në parlament  dhe unë i përfaqësoj ata dhe do vazhdoj ti përfaqësoj ata. Kështu nuk besoj se kjo logjikë është e drejtë”, u shpreh Hajdari./e.k-Dritare.net

LEXO DHE :  Presidenti Meta lajmëron konferencë të jashtëzakonshme për shtyp

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.