Do shkoni me pushime në Itali? Ja disa gjëra që duhet t’i keni parasysh!

Shumë njerëz zgjedhin Italinë si destinacionin e tyre për të pushuar, sepse është një vend që bie në dashuri me shikim të parë. Të paktën kështu thonë shumica.

Por ne e dimë që pushimet kanë shpenzime të mëdha, dhe vizitorët në vende turistike janë me turma. Për këtë arsye, dritare.net ju ka sjellë disa këshilla dhe truke shumë të vlefshme, nëse destinacioni juaj së shpejti do të jetë  Italia.

1. Kur dhe çfarë zone të Italisë të vizitoni?

Sezoni i duhur për të vizituar Italinë është pranvera. Njerëz pak dhe do mund të shijoni lulëzimin e këtij vendi.  Ju në Mars mund të vizitoni Milanon, ndërsa Roma pikërisht tani në verë lulëzon. Nëse doni plazh, në Napoli fillon që në Prill. Por nëse doni të shijoni arkitekturën, në shtator dhe tetor është koha ideale.

2. Lexoni blogje që i kanë shkruar njerëzit që jetojnë në Itali.

 

• GENOVA • Как и обещала — самые красивые домики Генуи. Добраться до сюда очень просто: обычный городской автобус привезет вас сюда за 15-20 минут. Остановка рядом с домиком Колумба. PS. А вы знали, что Колумб итальянец? Генуэзец? ☝? Я вот к своему стыду не знала, думала что он испанец или португалец. Поставьте лайк, если вы так же как и я не знали, или напишите комментарий, если знали. Устроим тут исследование ?? #nanotasha_genova

A post shared by учусь в Милане, люблю Италию (@nanotasha.milano) on

Në Instagram, ju mund të gjeni vendndodhjen e fshatrave dhe vendeve piktoreske, dhe të mësoni se çfarë dhe ku të hani. Për shembull, nëse dëshironi të shihni shtëpi me ngjyra si ato në foton e mësipërme, shkoni në Gjenovë. Do kurseni para dhe do shmangni turmat e turistëve.

3. Merr një makinë me qira në Itali

Sistemi i transportit publik është i zhvilluar në Itali dhe ju mund të shkoni lehtë në qytetet e mëdha turistike. Por, nëse doni  fshatrat e bukur turistik, ato janë të fshehura nga pamja kryesore. Për të shkuar atje duhet një makinë.

4. Mos porosisni pica dhe pasta kudo.

LEXO DHE :  Zhvillohet seanca e parë për vrasjen e Azem Hajdarit/ Haxhia kërkon ndryshim mase

Makaronat dhe picat, dy ushqime tipike të Italisë që ju mendoni se janë njësoj kudo, vetëm sepse janë specialitet i tyre. Por jo. Makaronat më  të mira i gjeni në Romë, Lazio, Umbria.

Orizin në Veri. Ndërsa Napoli është vendi i picave më të shijshme.

 

5. Konsideroni oraret e ngrënies

Italianët kanë orare të caktuara ushqimi. Në 11:00 mëngjesi. 12:00-14:00 dreka, dhe në 19:00 darka. Janë pikërisht këto orare kur restorante janë plot me njerëz. Për këtë arsye dritare.net ju sugjeron të hani në kohë, sepse do mbeteni pa bukë, ose do përfundoni në Fast-Food.

6. Po për paratë?

Pothuajse të gjithë funksionojnë edhe me kartë krediti, prandaj ne ju sugjerojnë të përdorni kartë në udhëtime. Do i keni më të sigurta paratë.

7. Si të kurseni para me kafen?

Italianët janë të çmendur pas kafes, dhe ajo nuk është se kushton shtrenjtë, por prapë ne po ua themi. Ndiqni thënien “Kur je në Itali, bëj si italianet”, që do të thotë pije kafen si një italian, i ulur në stedë dhe vetëm. Do iu kushtojë më lirë. Dhe një gjë! Mos porosisni kapuçino pas orës 11 të mëngjesit. Është një rregull i pashkruar, por çdo italian e ndjek.

8. Si të kurseni para me ujin?

Në qytetet e Italisë, gjen ujë të pijshëm kudo. Prandaj mos rrini duke blerë ujë në markete, por merrni një shishe dhe mbusheni në burime. Do kurseni shumë para.

9. Merr një shall me vete

Kishat e Italisë janë të mrekullueshme dhe shumë të vjetra. Por për t’u futur aty s’mund të jeni të veshur me pantallona të shkurtra, apo supet e zbuluara. Dritare.net ju këshillon të mbani një shall me vete, dhe kështu do vizitoni kishat e bukura dhe Vatikanin po ashtu.

10. Shijojeni Italinë

Nuk është thënë kot se është vend i bukur. Italia është si një muze i hapur, ku ju duhet të mbani një ekuilibër për të parë më të bukurat që ky vend ofron. Pini një kafe mes qytetit, ushqeni pëllumbat dhe humbisni në rrugët mesjetare. /E.B-dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.