Do qershi? Bujrum, mblidhi!

Nga Luna Ruvina

Po, po, vetë t’i mbledhësh. Ku? Ku të të them më parë? Në Mbreshtan, Sinjë, Drobonik, Paftal, Galinë, Mbolan?

Oh, jam e sigurt se edhe ti që po më lexon njeh shumë fshatra të tjerë, por unë këta njoh më mirë. Madje më shumë se fshatrat, njoh fshatarët e kësaj zone. Janë punëtorë e mikpritës.

 

Një shoqja ime organizon prej vitesh ture në këto zona kryesisht me të huaj. Më thotë se janë mrekulluar, por unë mezi po pres ta provoj vetë.

Kam parë fotot, disa prej të cilave po i ndaj me ju. Bashkë me dhjetëra kolegë të mitë do të shkojmë pikërisht në një nga këto ture tani afër.

LEXO DHE :  Shansi që Haradinaj ta nderojë Kosovën, është vetëm në Hagë!

Organizatorja më ka dërguar foto dhe video pa fund para se të zgjidhja se cilave qershi do t’u bjerë fati i zi të vilen nga njerëz si ne që deri tani vetëm t’i hamë dimë. Pa m’u desh të zgjidhja fshatin, vendin ku do hamë kulaçin e ngrohtë që e zonja qershive do na pjekë në saç aty e do të na e servirë me ca gjalpë e djathë nga baxhoja më e afërt.

Për menynë e drekës e vendosa. Do provojmë gjithçka. Po ç’të lija? Ushqimet e pjekura në saç? Mishin në hell? Lakrat e egra lakror apo byrekun me hithra?

Kur t’i mbledh qershitë, do t’ju shkruaj prapë para se t’i ha apo t’i bëj reçel./Dritare.net



PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.