Do jeni gjithë ditën mbi taka, ja si të shmangni dhimbjet e këmbëve!

Vera është e mbushur plot me evente, dhe do apo s’do një ditë do detyrohesh të veshësh këpucë me takë. Këpucët me takë të lartë, ju bëjnë më të gjata dhe elegante. Vështirë t’i quani aleate, sepse shumica e vajzave i urrejnë pasi i veshin.

Dritare.net ju sjell sot disa këshilla sesi t’u rezistoni takave, nëse do i vishni për shumë kohë gjatë një dite.

1. Vendosi takat në frigorifer

Lërini në frigorifer për 30 minuta, dhe kur i vishni pasi i keni nxjerrë ata do marrin formën e këmbës tuaj.

2. Çorape dhe ujë i nxehtë

Përdorni ujë të nxehtë për të larë një palë çorape pambuku, dhe vishni menjëherë takat. Këpuca do zgjerohet dhe nuk do ju shqetësojë shumë.

3. Shirit me dy anë

Vendosni shirit ngjitës në pjesën e këpucës ku vendosni thembrën dhe do shmangni dëmtimin e këmbëve.

4. Përdorni shtesa të posaçme për këpucë.

Të bëra me silikon ose pëlhurë, ju mund të përdorni këto çorape magjike për të shmangur çdo lloj dhimbje nga takat. Mos lejoni qa ajo pjesë e vendosur të jetë e dukshme.

5. Hidratoni këmbët me krem

Aplikimi i një kremi në këmbët tuaja do të shmangë irritimin dhe dëmtimin e lëkurës, veçanërisht nëse keni këpucë të reja dhe të ngushta.

6. Pudër bebesh

Është një truk ideal që shmang  rrëshqitjen dhe djersitjen e këmbëve. Hidhni pak pudër bebesh në këpucë, dhe nuk do e mbani mendjen te këmbët tuaja.

7. Ngjisni gishtat tuaj me ngjitës

Ngjitini dy gishta me ngjitës, të dytin dhe të tretin, sepse do ulet presioni i ushtruar mbi ta dhe do ndiheni më rehat.

LEXO DHE :  Shifra rekord në Gusht/ Ja kush është turisti i 1 miliontë në Shqipëri!

8. Mos i hiqni këpucët

Edhe nëse keni dhimbje, mos i hiqni këpucët. Nëse i hiqni ju do ndjeni lirshmëri në një moment, por këmba juaj do lirohet dhe zmadhohet, dhe kur t’i vishni do ndjeni akoma më shumë dhimbje.

9. Vishni takat në shtëpi

Nëse keni një event pas një jave, është mirë që ju të filloni t’i vishni ata përpara. Të ecni nëpër shtëpi me to, sepse do zgjerohen dhe këmba juaj do mësohet me takën.

10. Deodorant

Përpara se të vishni këpucët e larta, thembrën lyeni pak me deodorant. Do shmangni parehatinë dhe dhimbjet.

11. Mos ndaloni së ecuri

Mund të ndjeni dhimbje me taka, por kur mos ndaloni së ecuri. Në momentin që ju ndaloni dhe pushoni, dhimbja shtohet.

12. Mos harroni të kujdeseni për këmbët

Nëse nuk i keni këmbët e shëndetshme, të vrara, apo të flluskuara, është mirë që para se të vishni taka të kujdeseni t’i keni të shëndetshme.

13. Zgjidh këpucët e duhura

Nëse kurrë nuk keni veshur këpucë me takë të hollë, mos guxoni t’i blini, sepse do i hapni vetes probleme.

14. Ndihma e parë

Për çdo rast, nëse keni dhimbje, ju janë dëmtuar këmbët, apo çdo gjë e pakëndshme për shëndetin. Mbani ndihmën e parë me vete. Kur themi ndihmën e parë, është fjala për një pako me leukoplaste./E.B-dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.