Në Berat ky ritual u zhvillua në lumin Osum. Pavarësisht temperaturave të ulëta të janarit, djemtë pjesëmarrës kanë sfiduar të ftohtin dhe kanë rendur për gjetjen e kryqit.
Këtë vit kanë qenë djemtë e Goricës ata që kanë arritur të gjejnë kryqin në ujërat e lumit Osum. Ky ritual lidhet me pagëzimin e Jezuit nga Gjon Pagëzoi në lumin Jordan./a.f/